Trajneri i KF Llapi, Tahir Batatina, ka bërë një thirrje publike për unitet dhe mbrojtje të dinjitetit kombëtar, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë në trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Në deklaratën e tij, Batatina theksoi se liria është ndërtuar mbi sakrificë dhe se e vërteta historike nuk duhet të zbehet apo të harrohet.
Në shenjë solidarizimi, futbollistët dhe stafi i KF Llapi dolën në stërvitje me fanella me mbishkrimin “DREJTËSI, JO POLITIKË”. Klubi gjithashtu ka shprehur mbështetje për protestën e 17 shkurtit, me bindjen se drejtësia do të triumfojë. /GazetaExpress