Batatina: Kot rinisim kampionatin nëse s’paguhen lojtarët - Gazeta Express
string(55) "batatina-kot-rinisim-kampionatin-nese-spaguhen-lojtaret"

Gazeta Express

03/04/2020 20:20

Batatina: Kot rinisim kampionatin nëse s’paguhen lojtarët

Gazeta Express

03/04/2020 20:20

Trajneri dhe donatori i Llapit, Tahir Batatina, ka paralajmëruar se do të jetë e kotë të riniset kampionati në Ipko Superligën e Kosovës nëse klubet nuk marrin ndihmë për t’i paguar futbollistët gjatë muajve sa zgjat kriza e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Njëjtë si vendet e tjera në botë, edhe Kosova po përballet me virusin Covid-19. Ky virus ka bërë që të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive në vend, përfshirë këtu edhe ndeshjet e kampionatit në Ipko Superligën e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubet tashmë jo vetëm që i kanë pezulluar ndeshjet, por i kanë pezulluar edhe seancat stërvitore, përderisa i kanë udhëzuar futbollistët të vazhdojnë të stërviten nëpër shtëpitë e tyre që të mos e humbin formën e mirë.

Pasi që shumica e klubeve kosovare udhëhiqen nga biznesmenë që vijnë nga sektori privat, tashmë klubet e tyre po përballen edhe me krizë në aspektin financiar, jo vetëm në atë sportiv.

Kjo ka bërë që klubet të pësojnë dëme të mëdha financiare tani që janë pezulluar aktivitetet sportive, përderisa edhe bizneset e kryetarëve të klubeve po e kanë të vështirë t’i menaxhojnë dëmet e tyre. Kjo bën që të ketë rrezik që futbollistët dhe stafi i klubeve të mbeten pa paga nëse situata nuk përmirësohet.

“Do ta kemi shumë vështirë të dalim nga kjo situatë. Federata e Futbollit e Kosovës, sipas informatave që i kemi, i ka në llogaritë e veta rreth katër milionë euro. Nëse janë këto mjete financiare, atëherë Federata duhet të gjejë rrugë që t’u ndihmojë klubeve”, ka thënë Batatina në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Nuk duhet ta lejojmë që futbolli të shkojë në kolaps. Kot e fillojmë ligën nëse lojtarët nuk paguhen, mund t’i paguajnë një apo dy skuadra, por prapë do të ketë vështirësi dhe probleme në vazhdimësi të kampionatit”. /Gazeta Express/