Batatina kërkon ndihmën e FFK-së për kalimin e krizës - Gazeta Express
string(53) "batatina-kerkon-ndihmen-e-ffk-se-per-kalimin-e-krizes"

Batatina kërkon ndihmën e FFK-së për kalimin e krizës

Gazeta Express

03/04/2020 20:17

Donatori dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka kërkuar ndihmë nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta kaluar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, veçanërisht për muajin mars dhe prill.

Virusi Covid-19, që e ka goditur pothuajse të gjithë botën, ka sjellë dëme edhe në botën e futbollit, si në aspektin financiar, edhe atë sportiv, pasi që tanimë janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tahir Batatina i Llapit ishte njëri ndër personat e parë që doli në përkrahje të idesë së Arsim Kabashit të Ballkanit për të marrë mjete financiare nga Ministria e Sportit, Kulturës dhe Rinisë në mënyrë që ta përballojnë më lehtësisht këtë krizë.

MKRS-ja i ndau pesë milionë euro për përballimin e kësaj krizë, mirëpo paratë e ndara kjo shumë për futbollin nuk janë të mjaftueshme sipas Batatinas, i cili pret ndihmë edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Shpresoj shumë që Federata do të ketë mjete të mjaftueshme që të paktën dy muaj, marsin dhe prillin, që të mundohet t’i ndihmojë klubet. Kjo është e lehtë, duhet ta bëjë një grup punues dhe t’i shikojë të gjitha kontratat që i kanë kryetarët e klubeve”, ka thënë Batatina në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Nëse nuk marrim ndihmë, do ta kemi shumë të vështirë. Vetëm këto dy muaj me pagat e lojtarëve do të bëjnë që të lindin vështirësi dhe nuk do të ketë efekt as kampionati. Lojtarët nuk janë fajtorë, ata duhet t’i mbështesim, por edhe ata duhet t’i kuptojnë donatorët pasi që të gjitha bizneset janë të mbyllura dhe ne jemi duke funksionuar vetëm me rezerva”. /Gazeta Express/