string(73) "bastisjet-ne-tri-lokacione-ne-veri-te-kosoves-ne-kerkim-te-armeve-ilegale"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 9:40

Bastisjet në tri lokacione ne veri të Kosovës, në kërkim të armëve ilegalë

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 9:40

Aktualisht janë duke u zhvilluar bastisjet në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan për shkak të dyshimit për armëmbajtje ilegale. Bastisjet po kryhen në tri lokacione – një në Zveçan dhe dy në Mitrovicën e Veriut. Aksioni tashmë ka përfunduar në nga një lokacion në të dy qytetet, ndërsa bastisja në një lokacion tjetër në Mitrovicën e Veriut ende po vazhdon

Këtë e ka konfirmuar për KoSSev zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se policia e rajonit të Veriut po ofron ndihmë policëve nga Prishtina, nga departamenti për krim të organizuar.

Ai nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje se çfarë po kërkohet konkretisht, te kush, apo nëse ka ndonjë arrestim – duke thënë se për momentin kjo nuk është e mundur, por informacionet së shpejti do të jenë në dispozicion.