Bastisje në një klub të kosovarit në Zvicër, zbulohen lojëra të paligjshme të fatit - Gazeta Express
string(82) "bastisje-ne-nje-klub-te-kosovarit-ne-zvicer-zbulohen-lojera-te-paligjshme-te-fatit"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2026 12:47

Bastisje në një klub të kosovarit në Zvicër, zbulohen lojëra të paligjshme të fatit

Lajme

Gazeta Express

29/06/2026 12:47

Një 55-vjeçar nga Kosova dyshohet se organizonte lojëra të paligjshme të fatit në klubin e tij kulturor në Zwillikon të Zvicrës. Rasti u zbulua gjatë një bastisjeje të kryer nga Policia e Kantonit të Cyrihut të shtunën në mbrëmje.

Gjatë kontrollit, policia gjeti rreth dhjetë persona duke luajtur poker dhe një lojë tjetër me letra për para, në kundërshtim me ligjin. Loja u ndërpre menjëherë nga policët. Bastisja u zhvillua nga Policia e Kantonit të Cyrihut me kërkesë të Bordit Federal Zviceran të Lojërave të Fatit.

Sipas autoriteteve, pronari 55-vjeçar i klubit nuk posedonte licencë për organizimin e lojërave të fatit. Gjatë inspektimit u konstatuan edhe shkelje të tjera: ai operonte lokalin pa licencën e nevojshme, u lejonte klientëve të pinin duhan brenda ambienteve dhe shiste cigare që nuk lejohen në Zvicër.

Po ashtu, ai nuk kishte leje ndërtimi për përdorimin e objektit si klub. Gjatë bastisjes, policia sekuestroi një sprej piperi të ndaluar, disa kompjuterë, telefona celularë dhe një shumë parash të gatshme.

Menaxheri i klubit pritet të përballet me akuza për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit, si dhe për një sërë shkeljesh të tjera penale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement