Bastisje në Kumanovë për xhirime të paautorizuara me dronë, sekuestrohen 15 dronë dhe plumba - Gazeta Express
string(91) "bastisje-ne-kumanove-per-xhirime-te-paautorizuara-me-drone-sekuestrohen-15-drone-dhe-plumba"

Maqedoni

Gazeta Express

12/09/2025 20:03

Bastisje në Kumanovë për xhirime të paautorizuara me dronë, sekuestrohen 15 dronë dhe plumba

Maqedoni

Gazeta Express

12/09/2025 20:03

Nëpunës policor nga SPB Kumanovë, sot me urdhër gjykate, për shkak të dyshimit për xhirime të paautorizuara të ndërtesës së SPB Kumanovë, kanë kryer bastisje në shtëpitë e D.H. (47) dhe D.G. (51), të dy nga Kumanova, si dhe në hapësirat e personit juridik të D.G., në lidhje me nenin 149 dhe nenin 152 të Kodit Penal, gjatë të cilave u gjetën 15 dronë dhe plumba.

Duke vepruar mbi video-incizimet e publikuara në rrjetet sociale, të filmuara me dron në fillim të gushtit, ku në mënyrë të paautorizuar janë xhiruar ndërtesa e SPB Kumanovë, automjetet zyrtare, si dhe sigurimi fizik i një ngjarje me rastin e festës së 2 gushtit dhe për shkak të dyshimit se ato janë bërë nga D.H. dhe D.G., u kryen kbastisje. Përveç kësaj, në shtëpinë e D.H. u gjetën një dron, gjashtë plumba dhe disa akte noteriale dhe dokumentacion, të cilat do të jenë objekt i procedurave të mëtejshme, ndërsa te shtëpia e D.G. u gjetën 14 dronë”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.Me të dy persona janë kryer bisedime zyrtare në stacionin e policisë dhe po punohet për zbardhjen e e rastit, pas së cilës do të ngrihet një parashtresë përkatëse.