Bastisje në Dubovc të Vushtrrisë, sekuestrohen armë – një person u dërgua në mbajtje - Gazeta Express
string(81) "bastisje-ne-dubovc-te-vushtrrise-sekuestrohen-arme-nje-person-u-dergua-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 22:59

Bastisje në Dubovc të Vushtrrisë, sekuestrohen armë – një person u dërgua në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 22:59

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar: “dy (2) pushkë të gjata, një (1) pistoletë dhe dyzet e pesë (45) fishekë të kalibrave të ndryshëm”, njofton policia.

Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy persona dhe është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me aktvendim të prokurorit, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt, konfirmon policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement