Bastiset shtëpia e të dyshuarit për plagosjen e 44-vjeçarit në Suharekë, policia ende në kërkim të tij - Gazeta Express
string(101) "bastiset-shtepia-e-te-dyshuarit-per-plagosjen-e-44-vjecarit-ne-suhareke-policia-ende-ne-kerkim-te-tij"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 12:29

Bastiset shtëpia e të dyshuarit për plagosjen e 44-vjeçarit në Suharekë, policia ende në kërkim të tij

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 12:29

Policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpinë e personit që dyshohet se e ka plagosur një person në Suharekë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se bastisja u krye me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ai shtoi se deri te plagosja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes të dy personave.

“Me datën 04.10.2025, rreth orës 23:00, policia ka pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri në fshatin Shirokë, Suharëkë. Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore. Sipas informatave fillestare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes dy personave, njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur në këmbë personin ., mashkull, 44 vjeçar. I plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF Suharekë për ndihmë të parë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku pas një intervenimi kirurgjik është liruar, pasi lëndimet janë cilësuar si të lehta. Me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në shtëpia e të dyshuarit A.F., 21 vjeçar, mirëpo i njëjti nuk është gjetur aty. Aktualisht nuk dihet se çfarë arme është përdorur në rast. Sektori I Hetimeve Rajonale është duke punuar në arrestimin e të dyshuarit”, tha ai.