Policia ka njoftuar se dje ka realizuar bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë të Jugu, ku ka sekuestruar një armë të gjatë me pesë fishekë.
“Mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për poesim ilegal te armeës, Policia në Mitrovicën e Jugut, me datën 20 maj 2025 ka realizuar një bastisje. Bastisja është realizuar në shtëpin e të dyshuarit në rrugën ‘Fadil Deliqi” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e e gjatë me pesë fishekë.”
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe dnaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari F. H., 67 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës i cili pas procedurave të intervistimit është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.”