Bastiset shtëpia e Hajredin Kuqit, ka informacione se mund të jetë arrestuar nga Specialja - Gazeta Express
string(89) "bastiset-shtepia-e-hajredin-kuqit-ka-informacione-se-mund-te-jete-arrestuar-nga-specialja"

Lajme

Gazeta Express

05/12/2024 11:18

Bastiset shtëpia e Hajredin Kuqit, ka informacione se mund të jetë arrestuar nga Specialja

Lajme

Gazeta Express

05/12/2024 11:18

Pas Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut, Gazeta Express merr vesh se me urdhër të Prokurorit të Specializuar është bastisur edhe shtëpia e ish-Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Po ashtu, ka informacione se ai mund të jetë arrestuar.

Edhe ai dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar më herët aksionin e sotëm, duke thënë se operacionet janë për hetime për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se aksionet janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Arrestimin e Kilajt e ka konfirmuar për Gazetën Express, djali i tij, Blendi.

“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diqka se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka thënë ai.

Për Smakajn, Express ka mësuar nga burime për arrestimin e tij.

Ndërkohë, arrestimin e Fadil Fazliut e ka përmendur ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK’së, Faton Klinaku.