Bastisen disa lokacione në Kamenicë - Bien në pranga tre persona, sekuestrohen para, armë e municion - Gazeta Express
string(96) "bastisen-disa-lokacione-ne-kamenice-bien-ne-pranga-tre-persona-sekuestrohen-para-arme-e-municion"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 14:02

Bastisen disa lokacione në Kamenicë – Bien në pranga tre persona, sekuestrohen para, armë e municion

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 14:02

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në komunën e Kamenicës gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Gjatë bastisjeve në disa lokacione të ndryshme janë sekuestruar para në vlerë prej 8,700 euro, një granatë dore, një revole TT me fishekë, mbi 340 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sprej piper si dhe një sasi e vogël substance narkotike.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale si “Detyrimi”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, A.K. (1988), A.K. (1986) dhe B.Th. (2000) dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohen tre persona të dyshuar në komunën e Kamenicës për disa vepra penale
 
Gjilan, 01 tetor 2025
                                                                                                                                             
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektorit Rajonal të Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas një hetimi të gjatë dhe sigurimit të informatave nga terreni dhe në bazë të autorizimeve nga Prokuroria Themelore, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ku njësitet policore, kanë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si; ‘’Detyrimi’’, ‘’Posedim i substancave narkotike’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Gjatë kontrollit shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar;

– Para në vlerë 8700 Euro
– 1 (një) Granatë dore
– 1 (një) Revole TT me një karikator me shtatë fishek cal.7.62 mm
– 145 (njëqindedyzetepesë) fishek cal.7.62 mm
– 1 (një) karikator
– 201 (dyqindenjë) fishek të cal.7.62×39 mm
– 1 (një) sprej piper
– 1 (një) gëzhoj 7.62×39 mm
– 1 (një) cigare e mbushur me substancë të dyshuar Mrijuan me peshë 1.1 gr.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovar A.K. (viti i lindjes 1988), A.K. (viti i lindjes 1986), dhe B.Th. (viti i lindjes 2000), , të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.