“Bastionet thyhen kur ka thyerje brenda partisë”, por kandidati dhe fushata janë vendimtare, thotë Ramadani - Gazeta Express
string(103) "bastionet-thyhen-kur-ka-thyerje-brenda-partise-por-kandidati-dhe-fushata-jane-vendimtare-thote-ramadani"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 21:21

“Bastionet thyhen kur ka thyerje brenda partisë”, por kandidati dhe fushata janë vendimtare, thotë Ramadani

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 21:21

Sonte në Pressing në T7 po diskutohet për fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe për atë se kush i mbron bastionet e veta.

Pjesë e këtij diskutimi është edhe Burim Ramadani.

Ky i fundit ka thënë se bastionet e partive thyhen kur ka thyerje brenda asaj partie.

‘‘Ajo që po e shoh se sa kanë me mujt partitë me i ndërlidh tri elemente, nëse dojn me pas bastione: Strukturën partiake, motivimin politik të brendshëm që nënkupton mungesën e thyerjeve brenda partive. Mos harroni se sa herë thehen bastionet kryesisht janë për shkak të thyerjeve të brendshme të qasaj partisë: Dhe e treta, kandidati dhe organizimi i fushatës’’, ka thënë ai mes tjerash.