Basti i fortë i Gazment Bardhit: Nëse për 6 muaj nuk denoncojmë PPP-të, po vjedhim vetë - Gazeta Express
string(85) "basti-i-forte-i-gazment-bardhit-nese-per-6-muaj-nuk-denoncojme-ppp-te-po-vjedhim-vete"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 23:11

Basti i fortë i Gazment Bardhit: Nëse për 6 muaj nuk denoncojmë PPP-të, po vjedhim vetë

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 23:11

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi vuri “një bast” të fortë politik në “News 24”. Numri “2” i demokratëve tha se “nëse për 6 muaj, qeveria “Basha” nuk denoncon aferat korruptive të paraardhësve, do të thotë se është duke vjedhur”.

“Ne do kalojmë në skaner PPP-të në 30 vjet. Ky ligj-antimafia të zbatohet edhe për kontratat koncesionare. Qeveria Basha do denoncojë çdo aferë korruptive në Prokurori. Do t’i çojmë për 6 muaj, përkundër do të thotë që ne po vjedhim vetë.

Lexo Edhe:

Kam qenë vetëm 3 muaj ministër teknik, e më doli përpara afera e byzylykëve elektronikë dhe buxhetit iu kthyen 2.5 milionë euro me vendim gjykate. Unë isha në karrige për t’i shërbyer interesit publik.

Nëse nuk e japim këtë shembull për 6 muaj, i bie që po vjedhim vetë. Do të denoncojmë aferat e qeverisë më herët ose atë jemi duke bërë ne. Platforma antimafia përfshin kontratat e PPP-së që janë bërë në 30 vjet, e përsëris” – tha Bardhi.