Bassuener: Kosova t'i shohë interesat afatgjata, t'i ruajë aspiratat europiane - Gazeta Express
string(74) "bassuener-kosova-ti-shohe-interesat-afatgjata-ti-ruaje-aspiratat-europiane"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 12:15

Bassuener: Kosova t’i shohë interesat afatgjata, t’i ruajë aspiratat europiane

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 12:15

Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, sugjeron që Kosova t’i menaxhojë me kujdes marrëdhëniet me SHBA-në dhe të forcojë pozicionin e saj në Evropë, duke synuar njohjen nga pesë vendet që nuk e kanë njohur ende dhe duke u paraqitur si një aset për një BE më të unifikuar dhe të qëndrueshme.

“Duhet t’i shohë Kosova interesat e saj afatgjata, në funksion të garantimit të pavarësisë së saj dhe aftësisë për të qenë shtet demokratik dhe vetëqeverisës. Dhe tani… do të thosha se kjo është më e mundshme përmes Evropës – edhe pse është e dhimbshme ta pranojmë – sesa përmes Shteteve të Bashkuara, nën menaxhimin aktual”, thotë Bassuener për Exposenë e Radios Evropa e Lirë.

Ai shton se Kosova duhet të jetë e hapur ndaj partnerëve të rinj që mund të forcojnë pavarësinë dhe sigurinë e saj, por duke ruajtur gjithmonë përputhshmërinë me aspiratat evropiane.

Advertisement
Advertisement
Advertisement