Basketbollisti amerikan sulmohet nga qentë endacakë në Pejë - Gazeta Express
string(59) "basketbollisti-amerikan-sulmohet-nga-qente-endacake-ne-peje"

Basketbollisti amerikan sulmohet nga qentë endacakë në Pejë

Basketboll

Gazeta Express

15/08/2022 9:59

Eksperienca e Brad Waldow në Kosovë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Basketbollisti amerikan ka qenë viktimë e një sulmi të qenve endacakë në Pejë së fundmi, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Përforcimi më i ri i KB Peja e ka postuar një fotografi në Instastory, ku e ka shfaqur gjendjen e këmbës së tij, të qepur me penj në ditën e parë të përvojës së tij në Kosovë.

Ai në fotografi ka shkruar “Dita 1”, ndërsa e ka vendosur edhe flamurin shtetëror të Kosovës dhe një figurë të qenit, duke treguar se është sulmuar nga qentë.

Waldow ishte transferuar ditë më parë tek KB Peja, shkruan “Gazeta Express”.

Lojtari është i gjatë 208cm dhe përveç në NCAA, ka luajtur edhe në Belgjikë, Francë, Poloni dhe në Japoni.

Atij i nevojiten disa ditë derisa të rehabilitohet dhe të shërohet, para se të jetë i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën e re. /Gazeta Express/