Basketbolli nis nesër me ndeshjet e Superkupës - Gazeta Express

Basketboll

Moral Pozhegu

31/08/2021 13:45

Basketbolli nis nesër me ndeshjet e Superkupës

Basketboll

Moral Pozhegu

31/08/2021 13:45

Sezoni i ri në basketboll nis me ndeshjet e Superkupës së Kosovës, që luhen pre 1 deri më 5 shtator. Në ditët në vazhdim na presin duele interesante para fillimit të edicionit të ri të Superligës

Sezoni i ri i basketbollit kosovar fillon më ndeshjet e Superkupës.

Lexo Edhe:

Prej 1 deri më 5 shtator skuadrat do ta kërkojnë trofeun e çmueshëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Ndeshja ndërmjet Prizrenit-16 dhe Dritës e hap këtë garë, për të vazhduar më pas me derbin e moçëm, Peja – Sigal Prishtina.

Pejanët do të mundohen ta kenë një sezon tjetër prej protagonistësh.

Kurse, Bardhekaltrit kanë bërë ndryshime rrënjësore në skuadër dhe do të tentojnë ta rikthejnë dominimin në basketbollin kosovar.

Këto duele janë në kuadër të Grupeve A dhe D, shkruan Gazeta Express.

E më 2 shtator do të luhen edhe dy përballje të tjera interesante, respektivisht Grupet B dhe C.

Kampioni Golden Eagle Ylli do të ketë punë me Bashkimin.

Therandasit shihen si favoritë, por së fundmi edhe prizrenasit janë përforcuar.

E dueli tjetër do të jetë ai në mes të Rahovecit me Trepçën.

Në këtë sfidë fituesi mund të përcaktohet në sekondat e fundit të lojës.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 3 shtator, kurse finalja më datën 5.

Siç dihet, fituese aktuale e Superkupës së basketbollit është Sigal Prishtina, e cila vitin e kaluar në finale e kishte mundur Bashkimin.

Federata e basketbollit njofton se ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve pas masave të reja anti-Covid. /Gazeta Express/