Bashmir Xhemaj promovon librin “Një Shqiptar në CIA” para publikut në Shqipëri - Gazeta Express
string(76) "bashmir-xhemaj-promovon-librin-nje-shqiptar-ne-cia-para-publikut-ne-shqiperi"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

19/02/2022 15:25

Bashmir Xhemaj promovon librin “Një Shqiptar në CIA” para publikut në Shqipëri

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

19/02/2022 15:25

Historia e Destan Berishës, shqiptarit që Amerika i dha mision për ta rrëzuar komunizmin në Shqipëri, është shpalosur para publikut shqiptar.

Në 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, autori Bashmir Xhemaj promovoi në Tiranë librin e tij “Një shqiptar në CIA”.

Për hulumtimin e historisë së Destan Berishës, sipas autorit, u deshën 4 vjet.

Ai thotë se përmes kryepersonazhit Destan Berish ka trajtuar e shpjeguar një kontekst më të gjerë historik të kohës dhe në veçanti të operacionit amerikan në Shqipëri nga vitet 1949-1953.

Interesante në libër, sipas studiuesit dhe historianit Adri Nurellari, është trajtimi gjakftohtë që autori i bën personazhit.

“Libri ka formë telenovele që bëhet interesante për ta lexuar”

Me skenar filmi, librin e ka krahasuar edhe historiani tjetër Erald Kapri duke thënë se libri është më shumë se sa histori.

Studiesi tjetër, Durim Abdullahu vlerëson se libri është shembull se si një biografi mund të bëhet histori. “Duke përcjellë jetën e Destanit, autori rrëfen një epokë historike” ka thënë ai.

Libri shpalos detaje se si Destan Berisha kontaktohet nga amerikanët në vitin 1948, të cilët bashkë me britanikët kishin nisur përpjekjet për ta rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Aty tregohet veprimtaria e Berishës si agjent i CIA-s gjatë katër viteve sa zgjati operacioni.