Bashkohet dhe Australia! Diaspora shqiptare grumbullon mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit - Gazeta Express
string(98) "bashkohet-dhe-australia-diaspora-shqiptare-grumbullon-mbi-255-mije-dollare-per-viktimat-e-termetit"

Bashkohet dhe Australia! Diaspora shqiptare grumbullon mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit

Gazeta Express

16/12/2019 9:07

Shqiptarët në Australi vazhdojnë të nxjerrin në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit, për dy javë shoqatat e shumta, të cilat veprojnë në Australi, mblodhën mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit, transmeton albinfo.ch.

Komuniteti shqiptar në Australi është ndër komunitetet e angazhuara të Diasporës për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës pas tërmetit. Për dy javë shoqatat e shumta atdhetare, të cilat veprojnë në Australi, kanë mbledhur mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit, ndërkohë që vazhdojnë fushatën e tyre për grumbullimin e ndihmave të tjera.

Lexo Edhe:

Komuniteti shqiptar në Australi vazhdon të ruajë vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është Festivali Shqiptar në Melburn, i cili për afro tri dekada ruan kulturën, gjuhën dhe traditën e stërgjyshëve.