Bashkohen bisedat në Instagram dhe Messenger - Gazeta Express
string(44) "bashkohen-bisedat-ne-instagram-dhe-messenger"

Bashkohen bisedat në Instagram dhe Messenger

Gazeta Express

15/08/2020 19:00

Një përditësim i ri për rrjetin social Instagram sugjeron se pronari i saj, Facebook, ka nisur bashkimin e hapësirave për bisedime në këtë aplikacion bashkë me shërbimet e Messenger’it në Facebook.

Siç raporton “The Verge”, Facebook po planifikon të integrojë sistemet e bisedave për Instagram dhe Messenger. Ky përditësim është parë së fundmi në disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përdoruesit që kanë marrë një njoftim përmes Instagram’it se “ka një mënyrë të re për mesazhe në këtë rrjet social”, dhe një listë veçorish e ku ishte përfshirë “biseda me miqtë që përdorin Facebook’un”.

Lexo Edhe:

Përditësimi duket se zëvendëson ikonën e mesazheve direkte në Instagram me logon e re të Facebook Messenger’it.

Sipas raportimit, ende s’mund t’u dërgohen përdoruesve të Facebook’ut mesazhe përmes Instagram’it, por lëvizja sinjalizon se gjiganti teknologjik po i përmbahet planeve për bashkim të platformave përmes Messenger’it, Instagram’it dhe WhatsApp’it.