Devonte Lacy nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.
Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të martë se ka ndërprerë bashkëpunimin me amerikanin, shkruan Gazeta Express.
Shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Lacy erdhi si përforcim në “Sezai Surroi”, por duket se ai nuk ka bindur drejtuesit e klubit pas dy xhirove të zhvilluara.
Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:
“Faleminderit Devonte Lacy!
KB Bashkimi me marrëveshje dy palëshe ka shkëputur bashkëpunimin me lojtarin Devonte Lacy. Lojtarin në fjalë e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”. /Gazeta Express/