KB Bashkimi ka bërë një “goditje” të madhe, duke nënshkruar me ish-NBA lojtarin, Terrance Ferguson.
Prizrenasit zyrtarizuan sot arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan, shkruan Gazeta Express.
Ferguson në të kaluarën ka luajtur në NBA, me skuadrat e Oklahoma City Thunder dhe Philadelphia 76ers.
Ai së fundmi u aktivizua te skuadra nga Afrika e Jugut, Cape Town Tigers.
25-vjeçari luan në pozitat 2 dhe 3.
Njoftimi i plotë nga klubi i Bashkimit (pa ndërhyrje):
“Zyrtare: Ish lojtari i NBA Terrance Ferguson nënshkruan me KB Bashkimi.
Kemi arritur marrëveshje me lojtarin amerikan Terrance Ferguson .
Ferguson ka një eksperience fantastike në NBA me mbi 200 paraqitje në klubet OKC THUNDER dhe PHILADELPHIA 76ers .
Mirë se vjen Terrance!”. /Gazeta Express/