Bashkimi përforcohet me basketbollistin Wendell Green Jr - Gazeta Express
string(56) "bashkimi-perforcohet-me-basketbollistin-wendell-green-jr"

Basketboll

Gazeta Express

30/12/2024 15:16

Bashkimi përforcohet me basketbollistin Wendell Green Jr

Basketboll

Gazeta Express

30/12/2024 15:16

Klubi i basketbollit Bashkimi po tregohet mjaft aktiv ditën e sotme.

Pasi u nda me trajnerin Darko Radulovic, klubi Portokalli sot i siguroi shërbimet e dy basketbollistëve të huaj, shkruan “Gazeta Express”.

Para pak orësh, prizrenasit njoftuan përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale se e kanë rikthyer basketbollistin Erick Copes, të cilit i kanë uruar mirëseardhje dhe suksese me ekipin.

E tash, ata u përforcuan edhe me organizatorin amerikan, Wendell Green Jr, i cili është një lojtar me përvojë dhe me statistika mjaft të mira.

Së fundmi, Green Jr e pati një sezon të shkëlqyer në Superligën e Islandës, me mesatare 23.2 pikë, 5.4 kërcime, dhe 3.4 asistime.

Bashkimi i ka uruar mirëseardhje lojtarit në familjen portokalli e zi. /Gazeta Express/