Bashkimi përforcohet me basketbollistin e njohur, Samardo Samuels - Gazeta Express
string(64) "bashkimi-perforcohet-me-basketbollistin-e-njohur-samardo-samuels"

Bashkimi përforcohet me basketbollistin e njohur, Samardo Samuels

Sport

Gazeta Express

07/12/2022 20:14

KB Bashkimi është përforcuar me basketbollistin e njohur, Samardo Anthony Samuels.

Qendra nga Xhamajka për tri sezone (2010/13) ishte pjesë e skuadrës së njohur nga NBA, Cleveland Cavaleirs, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

33-vjeçari ka luajtur edhe te gjiganti evropian Barcelona, teksa së fundmi ishte pjesë e skuadrës meksikane, Libertadores De Queretaro.

Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi (pa ndërhyrje):

“Të nderuar qytetar të Prizrenit.

Të nderuar adhurues të basketbollit.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se tashmë Klubi ynë ka arritur marrëveshje me një legjendë të basketbollit ndërkombëtar si Samardo Anthony Samuels.

Një emër me karrier të dëshmuar në çdo ligë pjemarrëse dhe në ato më të fortat botërore.

Prania dhe përvoja e tij në ekipin tonë, do të jetë një vlerë e shtuar duke e ngritur nivelin sportiv e basketbollistik.

Mirësevjen Samardo te familja jonë e bashkuar “Bashkimi””. /Gazeta Express/