Bashkimi nuk udhëton drejt Podgoricës për ndeshjen në Ligën Ballkanike, tani mund ta humbë me rezultat zyrtar - Gazeta Express
string(108) "bashkimi-nuk-udheton-drejt-podgorices-per-ndeshjen-ne-ligen-ballkanike-tani-mund-ta-humbe-me-rezultat-zyrtar"

Sport

Gazeta Express

31/01/2023 19:21

Bashkimi nuk udhëton drejt Podgoricës për ndeshjen në Ligën Ballkanike, tani mund ta humbë me rezultat zyrtar

Sport

Gazeta Express

31/01/2023 19:21

Liga Ballkanike ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja mes Milenijumit dhe Bashkimit nuk do të luhet.

Kjo ndeshje ishte caktuar për t’u zhvilluar sot në Podgoricë, por klubi nga Kosova nuk ka udhëtuar fare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

BIBL njoftoi se gjithçka ishte gati për t’u zhvilluar kjo ndeshje, duke konfirmuar se nikoqirët dhe gjyqtarët ishin plotësisht gati.

Megjithatë, prizrenasit thuhet se nuk udhëtuan drejt Podgoricës pasi shumë anëtarë të ekipit janë sëmurë.

Vendimi zyrtar për rezultatin e kësaj ndeshje do të merret nesër. Sipas të gjitha gjasave, Bashkimi do ta humbasë këtë ndeshje me rezultat zyrtar.

Njoftimi i plotë nga BIBL:

“KK Milenijum – KB Bashkimi nuk do të luhet. Ishte caktuar për sot, më 31 janar në Podgoricë dhe nikoqirët dhe gjyqtarët ishin gati për ndeshjen.

Herët në mëngjes, shefi i KB Bashkimi ka njoftuar drejtuesit e Delasport Balkan League se skuadra nuk do të udhëtojë në ndeshje.

Arsyeja e deklaruar është një sëmundje në ekip, e cila ka prekur shumë anëtarë të ekipit.

Liga nuk mund të detyrojë asnjë ekip të udhëtojë dhe të luajë por do të veprojë sipas rregulloreve të ligës dhe FIBA-s.

Ndeshja nuk do të luhet sot dhe vendimi zyrtar për rezultatin e kësaj ngjarje do t’u dërgohet nesër 2 klubeve dhe federatave.

Komisioneri dhe gjyqtarët njoftohen se ndeshja nuk do të luhet dhe ata largohen dhe kthehen në shtëpi”. /Gazeta Express/