Bashkimi i mundshëm i Nismës me PDK’në në një listë zgjedhore, Izmaku: Sot dua t’ju them me qartësi, ajo marrëveshje nuk ndodhi - Gazeta Express
string(122) "bashkimi-i-mundshem-i-nismes-me-pdkne-ne-nje-liste-zgjedhore-izmaku-sot-dua-tju-them-me-qartesi-ajo-marreveshje-nuk-ndodhi"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 10:27

Bashkimi i mundshëm i Nismës me PDK’në në një listë zgjedhore, Izmaku: Sot dua t’ju them me qartësi, ajo marrëveshje nuk ndodhi

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 10:27

Zyrtarja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me diskutimet e ditëve të fundit mbi një bashkim të mundshëm të Nismës me PDK’në në një listë zgjedhore.

Izmaku ka konfirmuar se marrëveshja e përfolur nuk është arritur, duke theksuar se Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur.

“Sot dua t’ju them me qartësi – ajo marrëveshje nuk ndodhi”, ka shkruar Izmaku.

Ajo tha se Nisma do të ecë përpara, e pavarur.

“E përkushtuar dhe e mbështetur tek njerëzit që e besuan këtë rrugë dekada me radhë, nën lidershipin e provuar të Fatmir Limajt”, shkroi ajo.

Sipas Izmakut, partia mbetet e fokusuar në vlerat që, siç tha, i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.

Ajo shtoi se për Nismën, politika nuk është “krenari e tepruar apo arrogancë, por përgjegjësi, shërbim dhe përkushtim i përditshëm.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement