string(31) "bashkimi-fiton-ndaj-vellaznimit"

Sport

Gazeta Express

30/09/2023 19:40

Bashkimi fiton ndaj Vëllaznimit

Sport

Gazeta Express

30/09/2023 19:40

Bashkimi ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Prince Caffe Superligë, kurse Vëllaznimi pësoi humbjen e dytë.

Prizrenasit fituan me shifrat 98:89 (20:20, 21:25, 35:15, 22:29).

Në fakt, çereku i parë ishte i barabartë, derisa në atë të dytë, mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, duke shkuar në pushim 41:45.

Por, periudha e tretë ishte vendimtare, ku vendasit e fituan me 20 pikë dallim, 35:15 dhe ruajtën epërsinë në dhjetë minutat e fundit për të fituar 98:89.

Më të mirët te prizrenasit ishin Anthony Buzz me 22 pikë, katër kërcime e tri asistime, Samir Zekiqi me 25 pikë e pesë kërcime dhe Erik Copes me 25 pikë e shtatë kërcime.

Kurse te kuqezinjtë më të dalluarit ishin Samuel Sessoms me 23 pikë, tri kërcime e katër asistime dhe Jalen Ray me 24 pikë e pesë kërcime. /Gazeta Express/