Bashkimi Europian ka miratuar të premten një zgjatje prej gjashtë muajsh të sanksioneve ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me luftën ruse në Ukrainë. Vendimi u mor pas një takimi të shteteve anëtare të BE-së, me Danimarkën që po mban presidencën e rotacionit të bllokut dhe njoftoi për këtë masë përmes një postimi në rrjetin social X.
Sanksionet që janë në fuqi përfshijnë ngrirjen e llogarive bankare dhe ndalimin e udhëtimeve për individët dhe organizatat që mbështesin direkt apo indirekt agresionin rus ndaj Ukrainës. Deri tani, mbi 2,500 entitete dhe individë janë listuar në kuadër të këtyre sanksioneve.
Ky vendim ka kaluar pa pasur ndonjë ndryshim politik të rëndësishëm, pasi diplomat thonë se nuk ka pasur kërkesa për heqjen e ndonjë individi nga lista, ndonëse kjo ka qenë një çështje e nxehtë në të kaluarën, me Hungarinë që shpesh ka kërkuar heqjen e disa individëve nga lista e sanksioneve.
Në këtë kuadër, Bashkimi Europian vazhdon të rrisë presionin mbi Moskën, duke i kërkuar që të ndalojë agresionin dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës, ndërkohë që mbështetësi i Ukrainës në luftën për mbijetesë vazhdon të marrë përkrahje nga blloku