Bashkimi e shkatërron Dritën - Gazeta Express
string(28) "bashkimi-e-shkaterron-driten"

Bashkimi e shkatërron Dritën

Sport

Gazeta Express

21/10/2021 19:52

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat të thellë 105:54 (22:10, 30:18, 21:20, 32:6), në kuadër të javës së shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, ndërsa gjilanasit mbeten skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Lexo Edhe:

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:10. Ata vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku shkuan në pushim me rezultat 52:28.

Lojë e barabartë u zhvillua vetëm në periudhën e tretë, që përfundoi 21:20, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 73:48. Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit thelluan edhe më shumë epërsinë për të triumfuar me rezultat 105:54.

Te Bashkimi u dalluan Andi Shehu me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Valon Bunjaku me 21 pikë e pesë asistime, kurse te Drita u dallua Isiah Johonson me 13 pikë e 10 kërcime.

Bashkimi ka katër fitore dhe tri humbje, ndërsa Drita shtatë humbje në shtatë ndeshje.