Bashkimi afër finales, Prishtina kërkon mrekulli në ndeshjen e kthimit - Gazeta Express
string(69) "bashkimi-afer-finales-prishtina-kerkon-mrekulli-ne-ndeshjen-e-kthimit"

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 20:47

Bashkimi afër finales, Prishtina kërkon mrekulli në ndeshjen e kthimit

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 20:47

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Bashkimi arriti të mposhtë Sigal Prishtinën në Prizren me rezultat 83:67, duke krijuar avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Megjithëse Prishtina kishte kaluar në epërsi në dy çerekët e parë, prizrenasit rikuperuan në pjesën e dytë dhe siguruan fitoren.

Isaiah Cousins ishte më i miri te Bashkimi me 19 pikë, ndërsa te Prishtina u dallua Elijah Clarance me 20 pikë.

Kthimi zhvillohet në kryeqytet, ku Sigal Prishtina duhet të fitojë me më shumë se 16 pikë për të siguruar finalen. Çdo fitore me diferencë më të vogël do t’i japë Bashkimit shansin për të luftuar për trofeun, të cilin synojnë të marrin për herë të dytë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement