Në disa lagje të Tiranës ende mungon asfalti. Mungesa vihet re kryesisht në ditët me shi për shkak të baltës dhe gropave të mbushura me ujë. Por para zgjedhjeve të 14 majit, duket se bashkia ka vendosur të mbulojë disa gropa te një tjetër rrugë. Bëhet fjalë për rrugën Prenkë Jakova në njësinë numër 7 në Tiranë.
Sicc duket nga videot e siguruara nga Gazeta Express rruga është shtruar një ditë më parë gjatë natës. Megjithatë duket se asfalti nuk ka mjaftuar për të gjithë rrugën e cila ndonëse nuk është shumë e gjatë nuk është shtruar e gjitha. Banorët e zonës thonë se asfalti i shtruar në këtë rrugë kishte tepruar nga një tjetër rrugicë. Përfundimi është një punë gjysmake. Si e komenoni ju rrugën e re në Tiranë?/Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...