Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt 2026, ka njoftuar se mbështet fuqishëm marshin protestues “Liria ka emër”, i cili është paraparë të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Marshimi mbahet në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që sipas BIK-ut, padrejtësisht po mbahen dhe po tentohen të dënohen në Hagë.
Sipas kryesisë, gjyqi në Hagë është një proces me prapavijë politike, me qëllim, siç thuhet, “atakimin e vlerave të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
BIK-u thekson se UÇK-ja mbetet një vlerë sublime për popullin e Kosovës, e lidhur me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e vendit.
Tutje thuhet se, kryesia ka vendosur që hytbeja e xhumasë, më 13 shkurt, në të gjitha xhamitë e Kosovës, t’i kushtohet 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, me mesazh përkrahës për luftëtarët e lirisë.
BIK-u mbështet gjithashtu deklaratën e Myftiut Naim ef. Tërnava kundër kërkesës së prokurores së Dhomave të Specializuara për dënimin e çlirimtarëve. Kryesia fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në marshin protestues më 17 shkurt në Prishtinë.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...