Bashkëshorti hoqi organin gjenital, gruaja tregon eksperiencën dhe lidhjen e tyre pas 7 vitesh - Gazeta Express
string(93) "bashkeshorti-hoqi-organin-gjenital-gruaja-tregon-eksperiencen-dhe-lidhjen-e-tyre-pas-7-vitesh"

Gazeta Express

14/01/2020 8:35

Bashkëshorti hoqi organin gjenital, gruaja tregon eksperiencën dhe lidhjen e tyre pas 7 vitesh

Gazeta Express

14/01/2020 8:35

Një çift bashkëshortësh kanë ndarë me publikun historinë e tyre personale dhe intime.

Ata kanë dashur që duke treguar detaje për jetën e tyre intime, të japin një mesazh të fortë për të gjithë çiftet, duke treguar se marrëdhënia shpirtërore është më e rëndësishme se ajo fizike.

Lexo Edhe:

Andrew Lane, nga Anglia, sot 65 vjeç, në vitin 2013 iu desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale pasi mjekët e diagnostikuan me kancer në prostatë. Por pas këtij operacioni, një infeksion bëri që t’i nënshtrohej edhe një herë ndërhyrjes, ku ishte emergjente heqja e organit të tij gjenital.

Kjo ishte një periudhë shumë e vështirë për të dhe bashkëshorten e tij, 4 vite më të re, me të cilën në atë periudhë sapo ishin martuar.

Ndërsa duhej të shqetësohej për shëndetin e tij, pasi mjekët ia bënë të qartë se nëse nuk kryhej kjo ndërhyrje, jeta e tij ishte në rrezik, ai duhej të shqetësohej edhe për marrëdhënien e tij me bashkëshorten… marrëdhënien intime.

Sot, ndërsa kanë kaluar 7 vite, ata në një intervistë për revistën “Take a Break”, kanë treguar se pavarësisht vështirësive dhe pasigurive, ia dolën që ta kalojnë çdo gjë bashkë.

Bashkëshortja e tij tregon se ajo iu gjend krah të shoqit duke i thënë e vërtetuar se dashuria që kishte për të ishte e pakufishme, dhe se ky problem nuk do ta bënte që ta linte vetëm.

“Sot ne duhemi edhe më shumë se në fillim kur jemi njohur”, thotë ajo.

Çifti thonë se pavarësisht mungesës së jetës intime mes tyre, kanë një lidhje shumë të fortë dhe e duan dhe e mbështesin njëri-tjetrin po njësoj.

Historia e këtij çifti ka marrë mjaft vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku komentet kanë qenë tepër inkurajuese. /tvklan.al