Bashkëshorti e raporton në polici gruan se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre, dorëzon video-incizime - Gazeta Express
string(104) "bashkeshorti-e-raporton-ne-polici-gruan-se-ka-ushtruar-dhune-ndaj-femijes-se-tyre-dorezon-video-incizime"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 8:45

Bashkëshorti e raporton në polici gruan se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre, dorëzon video-incizime

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 8:45

Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e djeshme në Pejë.

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre.

Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe.

E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 17.03.2026 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre. Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe. E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement