string(101) "bashkepunonte-me-krimin-per-falsifikim-dokumentesh-arrestohet-kryekomisari-ne-policine-e-gjirokastres"

Bashkëpunonte me krimin për falsifikim dokumentesh, arrestohet kryekomisari në Policinë e Gjirokastrës

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2024 18:16

Shefi i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në Policinë e Gjirokastrës, kryekomisari  Agim Fejzo është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shpërdorim detyre.

Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” pasi sipas AMP nga hetimet intensive disa mujore u siguruan prova se punonjësi i policisë ka bashkëpunuar me një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Lexo Edhe:

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë, Kryekomisar A.F., me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”

Nga hetimet intensive disa mujore nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, u siguruan prova se punonjësi i policisë ka bashkëpunuar me një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.