Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është një formë që synon një aleancë në mes të këtyre tre shteteve për të ardhmen.
Sipas tij, në kontekstin e situatës aktuale gjeopolitike, ky memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes shërben edhe lehtësim për Bashkimin Evropian.
Andoni thotë se marrëveshja mes tre shteteve është normale, meqë të tri vendet kanë interesin e përbashkët në raport me problemet përkatëse me Serbinë.
“Ky është bashkëpunim që synon formimin e një lloj aleance të ardhshme midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, e cila duket si një marrëveshje krejtësisht normale, pasi këto vende ndajnë një interes të përbashkët për çështjet e tyre përkatëse me Serbinë. Marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës me Serbinë janë shumë specifike. Marrëveshja duhet parë edhe në dritën e retorikës në vendet tona përsa i përket rritjes së kapaciteteve ushtarake të Serbisë dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake Kroacisë dhe avancimin ushtarak të Shqipërisë. Memorandumi është një përpjekje e koordinuar e tre vendeve tona, me fokus të veçantë në forcimin e industrisë së prodhimit të armëve dhe municioneve”, ka thënë Andoni për Kosovo Online.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...