Bashkëpunim për zgjedhjet lokale, Mexhiti takohet me partinë turke TDP - Gazeta Express
string(69) "bashkepunim-per-zgjedhjet-lokale-mexhiti-takohet-me-partine-turke-tdp"

Maqedoni

Gazeta Express

24/06/2025 12:59

Bashkëpunim për zgjedhjet lokale, Mexhiti takohet me partinë turke TDP

Maqedoni

Gazeta Express

24/06/2025 12:59

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi dje një takim miqësor dhe konstruktiv me kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke (TDP), z. Zülfikar Zeynula.

Takimi kishte për qëllim njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e mendimeve mbi zhvillimet aktuale politike në vend. Në fokus të bisedës ishte edhe pozita e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, për të cilën të dy palët theksuan rëndësinë e përfaqësimit të denjë dhe përkujdesjes institucionale në një shoqëri demokratike dhe multietnike.

“Ruajtja e identitetit, gjuhës dhe kulturës është një përgjegjësi e përbashkët”, tha Mexhiti, duke nënvizuar se komuniteti turk përbën një pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Gjithashtu, në takim u diskutuan mundësitë për përfshirjen e TDP-së në koalicionin qeverisës dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. Mexhiti theksoi se komunikimi i rregullt dhe bashkëpunimi mes partive janë thelbësorë për të ardhmen politike të vendit.

Takimi përfundoi me dakordësinë për të vazhduar dialogun në nivel udhëheqësie, duke forcuar partneritetin politik në funksion të stabilitetit dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës.