Bashkëpunim ndërinstitucional mes Kosovës dhe Shqipërisë
Arte
Gazeta Express
05/04/2023 16:12
Po vazhdojnë aktivitetet e shumta të përbashkëta mes dy shteteve tona.
Interpretim mbresëlënës i kantatës së përmasave të mëdha “Carmina Burana” të
martën mbrëma në Tiranë.
Një bashkëpunim i frytshëm në mes të trupës artistike të Teatrit Kombëtar
të Operës, Baletit në Tiranë dhe Korit të Filharmonisë së Kosovës me
pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë,
Konservatorin Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci” (Itali) dhe Korin e
zërave të Bardhë të TKOB-së, krejt kjo në drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo
Sipari di Pescasseroli.
Aktivitetet vazhdojnë me një tjetër mbrëmje për tu mbajtur mend. “Quattro
pezzi sacri” nga G. Verdi vjen në skenën e TKOB-së për të vulosur madhështinë e
kompozitorit Giuseppe Verdi. Më 8 prill prej orës 20:00 në TKOB.