Marco Sportiello, shok skuadre i Berat Gjimshitit te Atalanta, është bërë lojtar i parë i klubit që infektohet me koronavirus.
Atalanta njoftoi këtë mbrëmje se portieri Sportiello ka dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19, raporton Gazeta Express.
Rajoni Bergamo është ndër më të goditurit nga koronavirusi në Itali.
Sportiello është shok skuadre me Berat Gjimshitin e Kombëtares së Shqipërisë dhe u bë lojtari i parë me virus në Atalanta.
Besohet se ndeshja e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve mes Atalantas dhe Valencias, e zhvilluar më 19 shkurt në Milano, ka qenë shkaktar i një numri të madh të vdekjeve nga koronavirusi në këtë qytet.
Rreth 45 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për ta parë atë ndeshje. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...