Galeria ‘Qahili’ në bashkëpunim me Kolegjin AAB organizojnë diskutim me artistin ndërkombëtar, Joseph Jeremiah Langley dhe studentët e Fakultetit të Arteve.
Joseph Jeremiah Langley është një krijues amerikano-francez që ia ka kushtuar jetën artit dhe edukimit artistik. Rruga e tij krijuese nis nga Karolina e Veriut, vazhdon përmes udhëtimeve në Francë, stinëve të jetës në cirk, dhe shpaloset sot në një praktikë multidisiplinare. Si një figurë nomade, ai lëviz nëpër botë duke mbartur mbi supe shtëpinë e tij të artit, duke ndarë përvoja, dije dhe vizion me brezat e rinj krijues.
Diskutimi do të mbahet në hapësirat e Fakultetit të Arteve në AAB, më 17 dhjetor nga ora 12:00.