Bashkë.tv: Zaevi i do shqiptarët të nënshtruar ndaj tij, e jo të bashkuar rreth idealit - Gazeta Express
string(85) "bashke-tv-zaevi-i-do-shqiptaret-te-nenshtruar-ndaj-tij-e-jo-te-bashkuar-rreth-idealit"

Gazeta Express

10/08/2020 15:44

Bashkë.tv: Zaevi i do shqiptarët të nënshtruar ndaj tij, e jo të bashkuar rreth idealit

Gazeta Express

10/08/2020 15:44

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për tryezën e partive shqiptare.

Thotë se e sheh si trysni ndaj koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI.

“Po, e shoh si trysni ndaj meje, LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI”, tha Zaev.

Zaevi u pyet edhe për atë se sa kjo tryezë do ta ndikojë formimin e Qeverisë nga ana e tij, ai me përgjigje: “Është shumë herët të jap çfarëdo komenti”.

Përndryshe, Ahmeti për të premten ka ftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare. Siç thuhet në ftesën publike, tryeza vjen pas zgjedhjeve të 15-korrikut kur BDI doli me kandidatin për kryeministër shqiptar, që është Naser Zyberi.