Kombëtarja e Kosovës nesër do ta nis ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Nesër, “Dardanët” do të ndeshen me Izraelin në udhëtim, me fillim nga ora 18:00, shkruan Gazeta Express.
Më pas, tri ditë më vonë, Kosova do të ndeshet në stadiumin “Fadil Vokrri” me Andorrën, nga ora 20:45.
Kosova ka gjasa mjaft të mira për kualifikim historik në Evropian, ku në grup ka Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
E në lidhje me këto kualifikime, FFK ka publikuar një video mjaft emocionuese në prag të ndeshjeve të para kualifikuese.
VIDEO