“Bashar al-Assad nuk e pëlqente futbollin”, Federata Siriane e Futbollit ndryshon ngjyrën dhe logon e fanellës - Gazeta Express
string(107) "bashar-al-assad-nuk-e-pelqente-futbollin-federata-siriane-e-futbollit-ndryshon-ngjyren-dhe-logon-e-fanelles"

Futboll

Gazeta Express

10/12/2024 8:32

“Bashar al-Assad nuk e pëlqente futbollin”, Federata Siriane e Futbollit ndryshon ngjyrën dhe logon e fanellës

Futboll

Gazeta Express

10/12/2024 8:32

Brenda një jave, rebelët arritën të përmbysnin një regjim prej dekadash dhe tani e gjithë Siria po përpiqet të përshtatet me kushtet e reja.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Federata e Futbollit tw Sirisw bëri të ditur se tashmë paraqitja e parë zyrtare e Kombëtares do të ketë ngjyrën kryesore të gjelbër (që simbolizon çlirimin e sportit), ndërsa logos do t’i shtohet edhe një yll i tretë.

Lexo Edhe:

“Ndryshimi i parë historik në historinë e sportit sirian, larg nepotizmit, favorizimit dhe korrupsionit”, thuhet në mbishkrimin e fotos në të cilën disa ndërkombëtarë veshin fanellat e tyre të reja.

Që nga viti 2010, kur shpërtheu lufta civile, Siria nuk ka pritur asnjë ndeshje ndërkombëtare dhe garat e brendshme janë zhvilluar me vështirësi të mëdha pasi Bashar Al-Assad nuk e pëlqente veçanërisht futbollin dhe gjithmonë e konsideronte atë një rrezik për demonstrata, përcjell tch.

E megjithatë Siria ishte një vend që e donte futbollin dhe kishte suksese për të treguar. Viti 2011 ishte i fundit për të, pasi u kualifikua për herë të fundit në fazën finale të Kupës së Azisë.