string(77) "basha-vota-per-koalicionin-euroatlantik-garanci-per-lufte-kunder-korrupsionit"

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 13:39

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, garanci për luftë kundër korrupsionit

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 13:39

 Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha vijuan sot takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e fundit të fushatës.

Ai u ndal sot në njësinë 1 në Tiranë, ku tha se qytetarët janë të mbushur me shpresë dhe kjo ndihet në çdo takim.

Basha tha se vota për numrin 4 është garanci për luftën kundër korrupsionit, që paratë të shkojnë tek qytetarët.

“Dy ditë para zgjedhjeve qytetarët janë të mbushur me shpresë. Ajo që mungonte sot e ndjejmë në çdo takim, sepse vota për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik është garanci për luftë kundër korrupsionit, garanci që paratë mos të përfundojnë më në xhepat e shokëve tek 7×7=313, por të kthehen tek ekonomia shqiptare, tek xhepat e shqiptarëve. Ndaj mos harroni, dilni dhe votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik”, tha ai.