Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet në qytetin e Kavajës. Në fjalën, Basha u ndal tek oferta që po u bën Berisha kavajasve, me kandidatë që, sipas tij, përfaqësojnë rikthimin e politikës së vjetër dhe të inkriminuar.
Basha tha se problemi është që kësaj radhe, vota për Berishën, del Vis Roshi deputet. Sipas tij, edhe pse thonë se është ‘çuni i xhajës’, realisht është rikthimi i të njëjtit model që është larguar me ligjin për dekriminalizimin.
Ai gjithashtu tha se bashkëpunimi mes Berishës dhe Ilir Metës nuk përfaqëson asnjë zgjidhje për korrupsionin e qeverisë Rama.
Basha më tej u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 4, duke theksuar se vetëm Koalicioni Euroatlantik ka programin dhe vullnetin për ta çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit, duke çuar gjysmën tjetër të shokëve të Ramës tek 7×7=313. Ai tha se më 11 maj zgjedhja është e qartë: O me Edi Ramën dhe shokët e tij, o me Shqipërinë dhe të ardhmen europiane.
“Problemi është që kësaj radhe me votu Berishën, del Vis Roshi deputet. Jo thonë s’është Visi, është çuni i xhajës. Po Visi s’ka si të jetë, se Visin e hoqëm me ligjin për dekriminalizimin, e mbani mend. Ku ka ardh puna, me i kërku demokratëve me votui për Ilir Metën, e për Vis Roshin. A është zgjidhje kjo për korrupsionin e Ramës, sigurisht që jo. E pse bëhet e gjitha kjo? Sepse duan të vazhdojnë ta mbajnë politikën si ngastër, si një copë toke vec për veten e tyre dhe për ta trashëguar për fëmijët e tyre. Kështu që ajo që ajo që sot mund të duket pak e vështirë në Kavajë, e shikoni se si i kanë bashkuar interesat të korrptuarit dhe të inkriminuarit me njëri-tjetrin? Pas datës 11 maj, ka për të ndryshuar me shpejtësi të madhe. Faturën që ja nisur të paguaj Rama me shokët tek 7×7=313, do ta paguaj deri në fund të gjithën. Të gjithë ata që kanë futur duart tek paratë e shqiptarëve, të gjithë ata që kanë abutuar me pronat e shqiptarëve, të gjithë ata që kanë abuzuar me ta ardhmen e shqiptarëve, një nga një do ndëshkohen. Më 11 votën o për Edi Ramën që të lirojë shokët nga burgu, o për Sali Berishën që ta ka sjell Vis Roshin kandidat për deputet, ose përndryshe për numrin 4 që ka programin dhe vullnetijn për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit. Në radhë të parë dhe mbi të gjitha kësaj qeverie, më e korruptuara që në 1912, dhe pastaj sigurisht për të vendosur një standart pa të cilin nuk hyet në Europë. Llafe janë ato, dërdëllitje. Si u hyka në Europë, kur ke gjysmën e qeverisë në burg dhe gjysmën tjetër gati për në burg. Si u hyka në europë, kur çdo vit paret që duhet të shkojnë për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë, ahkojnë tek xhepat e shokëve të ramës tek 7×7=313. Kjo është zgjidhja: ose me Edi Ramën, ose me Shqipërinë. Ose me Edi Ramën, ose me Kavajën. Të jesh me Kavajën, s’mund të jesh kurrë me Edi Ramën. Dhe për fat të keq kësaj radhe s’mund të jesh as me 1-in, se del Vis Roshi deputet me 1-shin. Vetëm Koalicioni Euroatlantik qëndron me vepra në luftë kundër korrupsionit dhe pas 11 majit do bëjë gjithçka që edhe pjesa tjetër të shkojë para drejtësisëdhe te shokët e vet tek 7×7=313” – u shpreh Basha.