Basha uron nxënësit për fillimin e vitit shkollor: Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët - Gazeta Express
string(98) "basha-uron-nxenesit-per-fillimin-e-vitit-shkollor-mirenjohje-te-thelle-per-mesuesit-dhe-edukatoret"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 11:02

Basha uron nxënësit për fillimin e vitit shkollor: Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 11:02

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Urime 1 shtatori, fillimi i vitit të ri shkollor! 1 Shtatori shënon një ditë të veçantë, sepse është dita kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.”

Ai ka thënë se shkolla nuk është vetëm vend i dijes por edhe hapësirë ku mësohen vlerat.

“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes. Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, që me përkushtim e dashuri udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe që me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj. Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”