Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e arsyetoi me “gabim teknik” korrigjimin e një komunikate për një takim me presidenten Vjosa Osmani sot.
Në komunikatë përmendej zgjedhja e qeverisë, ndërsa Basha tha se kjo çështje s’ishte pjesë e diskutimit.
“Stafi ka bërë një gabim dhe e ka lëshu një komunikatë pa miratimin tim. Aty nuk ka pasë diskutim tjetër përveç njoftimit që e kam bërë. Prandaj është gabim teknik që është bërë prej stafit tim”, tha ai.
Basha tha se stafi e lëshoi komunikatën “pa pajtueshmërinë” e tij.
“Unë i kam thënë stafit me e lëshu një komunikatë ku ka me qenë një takim njoftues. Aty ka shku një komunikatë tjetër”, tha ai.
“Unë kërkoj ndjesë, por ky është një lëshim teknik”, tha Basha.
Ai tha se “i vetmi diskutim që ka qenë brenda ka qenë njoftimi për presidenten për atë çka ka ndodhë dhe arsyetimi mbrapa vendimeve”.
“Ka dalë komunikata pa dalë unë prej takimit”, tha Basha.