Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit që ish kreu i partisë , Lulzim Basha të heqë logot nga rrjetet sociale.
Sipas shkresës së kërkesës, theksohet se logot në platformat online dezinformojnë qytetarët. Kërkesën e komentoi edhe kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët.
Berisha: Tani, ai është në një mision, Brava është në një mision dhe atij ja dikton padroni i tij, Edi Rama një akt të tillë që përbën vjedhje pronësie. Natyrisht është një akt shumë i gabuar, një gjest i dënueshëm, por shqiptar që të votojë më Lul Bravën se mban këtë apo atë logo nuk ka.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...