Basha: Sot Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit, nuk i do koalicionet parazgjedhore - Gazeta Express
string(83) "basha-sot-rama-prishi-marreveshjen-e-5-qershorit-nuk-i-do-koalicionet-parazgjedhore"

Basha: Sot Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit, nuk i do koalicionet parazgjedhore

Gazeta Express

10/07/2020 15:05

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste mbështet hapjen e listave, por nëse arrihet kjo gjë nuk do të ketë koalicione parazgjedhore, doli për mediat edhe kryeparlamentari Lulzim Basha.

Sipas Bashës, Rama ka prishur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me opozitën në rezidencën e ambasadës Amerikane.

Lexo Edhe:

“Falenderoj përfaqësuesit e medias që sot para syve tuaj keni pasur njeriun më të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme që Shqipëria ka njohur në 30 vite.

Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e zgjedhjeve sot ka arritur një majë papërgjegjshëmërie që se ka pasur as Ramiz Alia në ditët e tij të fundit.

Një nga rekordet që do të thyejë është ajo e një kryeministri në ikje më të tmerruar se kushdo. Në esencë sot ai ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën u investuan forcat politike me ndërmjetësimin e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe në këtë marrëveshje ishte qendrore arritja e dakordësisë për reformën zgjedhore, kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”, -tha Basha.

Sipas Bashës qëllimi i vetëm i Ramës është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

“Absurditete si depolitizomi i komisioneve por që të vinin nga administrata. Është në panik dhe ankthi i tij dikton sjelljen e negociatorëve në tavolinë në gënjeshtra e shumta të tij sot. çështje që sot njihen për numrin e dosjeve hetimore. PE kërkoi hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave që blenë vota.

Administratë publike në çdo raport të Venecias dhe të OSBE është rekomandimi i parë që presioni ndaj Administratë duhet të zgjidhet. Kur e kupto se nuk fuste dot militantë ishte vetë Rama që u tërhoq. Ai sot kontrollon qeverinë, gjysmë parlamentin, Bashkitë, Policinë, Tenderat, PPP gjithçka në vend, është i tmerruar nga zgjedhjet. Dhe do të hiqte edhe komisionerët e opozitës.” tha Basha.