Kryetari i Kuvendit të Kosovës i legjislaturës së kaluar, Dimal Basha, ka dalë me konferencë për media pas takimit me përfaqësues të partive politike.
Ai ka thënë se nesër do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit, por do të shtyhet për ora 17:00.
Kjo për shkak se gjatë ditës në Gjykatë Speciale mbrojtja do ta ketë fjalën, dhe për respekt seanca nuk do të mbahet në atë kohë.
“Data mbetet nesër, ora ka ndryshuar, kjo ka qenë me kërkesë të nënkryatares së PDK-së Vlora Çitaku, për shkak se nesër mbrojtja në Gjykatës Speciale do të ketë fjalën e vet, në respekt të asaj që po ndodh në Hagë, mbledhja e seancës konstituive do të mbahet në ora 17:00”, ka thënë ai. /Gazeta Express