Basha shpjegon planin me të cilin synon kryeministrinë më 25 prill - Gazeta Express
string(66) "basha-shpjegon-planin-me-te-cilin-synon-kryeministrine-me-25-prill"

Gazeta Express

26/11/2020 23:18

Basha shpjegon planin me të cilin synon kryeministrinë më 25 prill

Gazeta Express

26/11/2020 23:18

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në Syri Tv, ka folur edhe për planin ekonomik, ku tha se synimi kryesor i planit të PD është rritja e punësimit dhe mirëqenies, çlirimi i ekonomisë nga monopolet, si dhe rikthimi i konkurrencës.

Lulzim Basha: Nëse Shqipëria krijon kushtet për një rritje ekonomike të ngjashme me periudhën 2003-2008, me theks periudhën 2006-2007-2008, atëherë ka të gjitha shanset që brenda viti 2027, 2028 ne të kapim nivelin e të ardhurave të një vendi me mirëqenie normale.

Lexo Edhe:

Synimi kryesor i planit tonë ekonomik është rritja e punësimit dhe mirëqenies. Plani ynë ekonomik ka si qëllim ta shndërrojnë ekonominë shqiptare nga një i sëmurë që lëngon tek çlirimi i potencialeve të mahnitshme të ekonomisë tonë. Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, rikthimi i konkurrencës. Rritja e punësimit dhe mirëqenies do të ndërtojë një Shqipëri të shpresës.

Hendeku i raportit burrë, grua në punë në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës është përkeqësuar dhe renditemi ndër vendet në Ballkan ku para e grave në raport me atë të burrave po bie gjithmonë e më shumë.

Një vend mahnitës që po të ketë qeverisjen e duhur dhe përqasjen e duhur sjell kapitale dhe investime të huaja që janë të domosdoshme për të krijuar vende pune. Shkyçja e këtij potenciali të Shqipërisë është esenca e planit tonë ekonomik.

Shqiptarët më 25 Prill do të vendosin, janë një udhëkryq, do të vendosin, do të vazhdojmë dhe 4 vite të tjera kështu me këtë që e provuam 8 vite dhe na solli këtu ku na solli që nuk mbajti një premtim mo, një premtim të vetëm. Pyetja tjetër pastaj, pyetje tjetër pastaj.

Mentor Nazarko: Kjo është, kjo është…

Çim Peka: Nuk ka tjetër me..

Lulzim Basha: 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, legalizime falas, uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, heqjen e TVSH-së. Më fal, heqjen e TVSH-së për shportën ushqimore, uljen e TVSH-së për energjinë. Më kujtoni një premtim të tijin që ka mbajtur. S’ka mbajtur asnjë premtim. 8 vite e ka pasur shansin, askush s’ka pasur më shumë pushtet dhe dorë të lirë si Edi Rama, i kontrollon të gjitha, të gjitha dhe nuk ja doli. A ka një arsye që ky njeri që s’bëri dot këto për këto 8 vite, ti bëjë 4 vitet e ardhshme? Kjo është arsyeja e parë. Arsyeja e dytë është që shoqëritë po ndahen me shpejtësi në ato që lejojnë rrotacionin, se uji ka nevojë të lëvizë se për ndryshe qelbet thotë fjala e urtë popullore dhe ato ku sundimtari për hir të mbajtjes së pushtetin fillon te shkatërroj gjithëve ato ku sundimtari për hir të mbajtjes së pushtetin fillon te shkatërroj gjithçka. Si fillim shkatërron institucionet, fillon t’i kap pak nga pak.

Pastaj shkatërron liritë individuale. Pastaj hipë te elita, fillon të shkatërroj ose korrupton mediat, universitetet e kështu me radhë. Dhe ky proces degradimi ka nisur me Edi Ramën. Do ta ndal unë këtë proces dhe do ti rikthehemi dhe njëherë asaj ane të perdes së hekurt ku mbizotëron liria e mendimit, liria e shprehjes, sundimi i ligjit jo sundimi i njëshit. Unë besoj se po dhe prandaj në platformën time politike dhe jo më ekonomike e kam bërë fare të qartë. Kontrolli dhe balanca e pushteteve kufizimi I termave, një kryeministër nuk mund të marrë kurrë më shumë se dy mandate do të jetë realitet me parlamentin e ardhshëm po qe nevoja edhe me referendum popullor. Ky është programi im kjo është oferta ime për shqiptarët dhe kjo është ajo që do të vendosin në 25 prill shqiptarët.

Nuk janë llogari në tavolinë është jeta e tyre është e ardhmja e tyre dhe unë besoj fortë që me planin tim ekonomik dhe me përqasjen tonë politike ne do sjellim një shpresë të re për Shqipërinë.